MASH: Maqedonia e Veriut dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në arsim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2024, 08:52

Përmes shkëmbimit të praktikave dhe përvojave pozitive, Maqedonia dhe Kroacia do të përforcojnë bashkëpunimin arsimor dhe do të avancojnë disa aspekte të sistemeve edukativo-arsimore kombëtare. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet arsimit profesional dhe trajnimit, do të punohet për lidhjen dhe zhvillimin e qendrave rajonale që promovojnë dhe realizojnë këtë lloj arsimimi dhe për themelimin e qendrave arsimore për përsosmëri.

Për këtë është diskutuar në takimin e sotëm në Ministrinë kroate të Shkencës, Arsimit dhe Rinisë, ku për vizitë pune është delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve arsimore dhe të UNDP-së, i udhëhequr nga Sekretarja shtetërore në MASH, Elena Ivanovska.

“Synimi është që të formalizohet bashkëpunimi i parashikuar në program bilateral të cilën min-istrat e Arsimit të të dyja vendeve e nënshkruan në gusht të këtij viti ndërsa është i vlefshëm deri në vitin 2028. Të dyja palët do të themelojnë komision të përbashkët të cilët në mënyrë periodike do të takohen, do të zhvillojnë dhe realizojë iniciativa me interes të vendeve. Krahas arsimit të mesëm profesional, vëmendje do t’i kushtohet procesit të digjitalizimit dhe futjes së inteligjencës artificiale në programe mësimore”, informojnë nga MASH.

Parashikohet bashkëpunim edhe në fushën e arsimit parashkollor si dhe arsimit fillor, veçanërisht në fushën e thjeshtimit të procedurave për përpilimin e teksteve shkollore dhe materi-aleve mësimore.

Pala kroate u përfaqësua nga Sekretarja Shtetërore për Shkencë, Arsim dhe Rini, Zrinka Muzhiniq Bikiq, drejtoresha e Administratës për Edukim dhe Arsim, Vesna Sherepac dhe drejtues të disa sektoreve të të dyja institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit