Kurti e Vuçiq sot takohen me Kallas në Bruksel

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2024, 08:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojnë takime të ndara në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Takimet u konfirmuan të hënën nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper. Ajo ka shtuar se sikur për sulmin në Banjskë, ashtu edhe në Zubin Potok, nevojitet bashkëpunim nga të dyja palët.

Kurti dhe Vuçiq në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit