“Mjerim”, i moshuari kërkon kanoçe në koshat e mbeturinave në mes të natës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2024, 23:51

Një video prekëse që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka sjellë në vëmendje një skenë të dhimbshme nga realiteti i përditshëm.

Në pamjet e filmuara rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme në qytetin e Librazhdit, shihet një i moshuar rreth 70 vjeç, i cili në temperaturat e ulëta të natës kërkon kanoçe në koshat e plehrave.

Qytetari që ka filmuar këto pamje prekëse është shprehur se i moshuari po kërkonte kanoçe, ndoshta për t'i shitur për të siguruar mbijetesën.

"Kafshatë që nuk kapërdihet është mjerimi," tha qytetari, duke apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe veprim ndaj rasteve të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit