“Po lëngon nga dhimbjet”/ Gjendja e Bledit është përkeqësuar, ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2024, 20:40

Gjendja e 34-vjeçarit Bledi Allushi, i cili ndodhet në një situatë tejet të rënduar shëndetësore pas një aksidenti tragjik, është përkeqësuar ndjeshëm. Motra e tij ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania duke bërë thirrje urgjente për ndihmë, pasi Bledi po përballet me dhimbje të forta që nuk e lënë të flejë dhe gjendja e tij psikologjike është shumë e rëndë.

Aksidenti që ndodhi në gusht të vitit 2021 i shkaktoi Bledit paralizë të plotë të të katër gjymtyrëve. Ai nuk mund të ecë, të ushqehet vetë apo të kryejë veprimet më të thjeshta të përditshmërisë. E vetmja shpresë për përmirësim për të mbetet një trajtim i avancuar – “Epidural Electrical Stimulation”, që mund të kryhet në Turqi dhe ka potencialin t’i rikthejë një pjesë të aftësive të humbura.

Megjithatë, shpenzimet për këtë ndërhyrje janë jashtë mundësive financiare të familjes së tij, e cila përbëhet nga prindër të moshuar, nëna me aftësi të kufizuara dhe babai pensionist. Për këtë arsye, familja e tij ka hapur një fushatë GoFundMe, duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që të bëjnë të mundur realizimin e këtij operacioni jetik.

Me shpresën që solidariteti dhe zemërgjerësia e të gjithëve do t’i japin Bledit një shans për një jetë më të mirë, le t’i gjendemi pranë këtij të riu që po përballet me dhimbje të papërballueshme dhe një situatë të rëndë shëndetësore!

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR NË GOFUND

IBAN: AL97202130220000000021920181 EUR IBAN: AL67202130220000000041920181 GBP IBAN: AL82202130220000000031920181 USD (Raiffeisen bank Albania) Swift: SGSBALTX (Mustafa Bardh Allushi) Address (2nd Zogu i Kamëz Street)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit