Në Belgjikë, janë arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm gjyqësor lidhur me një organizatë të dyshuar për import dhe tregti të lëndëve narkotike përmes portit të Antwerpen.
Hetimi ka filluar në vitin 2023, kur autoritetet morën informacione mbi një grup shqiptarësh të përfshirë në importimin e kokainës nga një ndërtesë në Somersstraat, Antwerpen.
Gjatë hetimit të kryer nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) në Antwerpen, u zbuluan prova që tregonin se në këtë ndërtesë funksiononte një laborator për përpunimin e kokainës, ku droga rishtypej dhe paketohej për t'u shpërndarë më tej në Evropë.