Frikë në Serie A, mesfushori 22-vjeçar bie pa ndjenja në fushë në mes të ndeshjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.12.2024, 18:46

Ndeshja e javës së 14-të të Serie A mes Fiorentinës dhe Interit, që po luhej në stadiumin "Artemio Franchi" të Firences, është ndërprerë dhe më pas anuluar pas një ngjarjeje tronditëse që ndodhi në minutën e 16-të të lojës.

Mesfushori 22-vjeçar Edoardo Bove, i huazuar nga Roma te Fiorentina, papritur humbi ndjenjat teksa po ulte kokën për të lidhur këpucët. Sipas raportimeve, ai ra në tokë pa ndjenja, duke shkaktuar frikë dhe panik te lojtarët në fushë dhe te tifozët.

Bove u transportua menjëherë me ambulancë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Lojtarët, të tronditur nga ngjarja, shpërthyen në lot, ndërsa arbitri vendosi që ndeshja të ndërpritej menjëherë.

Sky Sport raportoi se ndeshja, që deri në momentin e incidentit ishte pa gola, do të shtyhet dhe do të caktohet një datë e re për zhvillimin e saj. Gjendja shëndetësore e Edoardo Bove mbetet ende e paqartë, dhe tifozët e futbollit nga e gjithë bota po presin lajme mbi gjendjen e tij.

Ky incident i ka rikujtuar botës së sportit rëndësinë e shëndetit të lojtarëve dhe nevojën për ndërhyrje të shpejtë mjekësore në situata emergjente. Lutjet dhe mbështetja për Bove janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit