Ndihmon të tjerët edhe kur vuan, Endriti ka nevojë për ndihmë financiare për t’u kuruar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.12.2024, 17:58
Endrit Januzaj, një i ri shqiptar nga Deçani i Kosovës, edhe pse është me aftësi të kufizuara, është shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit dhe forcës së shpirtit. Prej pesë vitesh, ai ka themeluar dhe drejtuar një fondacion humanitar që ndihmon njerëzit në nevojë, duke sjellë ndryshime të mëdha në jetët e shumë individëve.
Përkundër angazhimit të tij humanitar, Endriti përballet me një sprovë të madhe personale. Ai mbeti i paralizuar pas një operacioni të skoliozës, ku gabimi i një mjeku kroat i shkaktoi pasoja të rënda, duke e lënë atë në karrocë.
Sot, Endriti po lufton duke u trajtuar me qeliza staminale, një terapi që ka treguar rezultate pozitive. Deri tani ka përfunduar me sukses gjashtë seanca të cilat ja kanë larguar dhimbjet, por i duhen edhe katër të tjera për të arritur që të arrijë të kryejë vetë nevojat e tij personale dhe për të parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes.
Për këtë trajtim, kërkohen 40,000 euro, shumë që ai dhe familja e tij nuk mund ta përballojnë dot.
Ai i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ku apelon për ndihmë.
“Pas një konsulte mjekësore, terapia me 6 seanca është e suksesshme në shumë gjëra. Trajtimin me qeliza staminale duhet ta vazhdoj patjetër. Andaj, kushtdo që mundet të më mbështesë në këtë rrugëtim, ju falënderoj pafund. Zoti ju shpërbleftë”, shprehet ai.
Pavarësisht sfidave personale, Endriti ka vazhduar të ndihmojë të tjerët, duke dëshmuar se humanizmi dhe shpresa janë të pathyeshme. Fushata e tij për mbledhjen e fondeve është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë dhe kanë mundësi të kontribuojnë në përmbushjen e ëndrrës së tij për një jetë më të mirë.
Endriti ka krijuar një faqe në GoFundMe ku qytetarët mund të kontribuojnë për trajtimin e tij. Ndihma juaj, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh. Bashkojuni këtij misioni humanitar dhe ndihmoni që fuqia e shpirtit të tij të triumfojë mbi vështirësitë.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit