Aksidentohen dy këmbësore në Kamëz, humb jetën një prej tyre

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 01.12.2024, 12:46

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamëz, ku një grua 64-vjeçare nga Kukësi ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, në bulevardin 'Nënë Tereza', ndërsa viktima ndodhej për vizitë tek të afërmit në këtë zonë.

Makina tip ‘Benz’, e drejtuar nga një 30-vjeçar, ka aksidentuar dy këmbësore, 64-vjeçaren Z. K. dhe 58-vjeçaren Sh. K. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, Z. K. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Sh. K. ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar për në banesë.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga autoritetet, ndërsa materialet për ngjarjen janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit