Skandaloze! Nacionalistët maqedonas pështyjnë dhe djegin flamujt shqiptarë në Shkup

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.11.2024, 20:50

Një situatë skandaloze është raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë indinjuar nga veprimet e një grupi nacionalistësh maqedonas, të cilët kanë publikuar disa video në rrjetet sociale ku shfaqen duke pështyrë dhe djegur simbolet kombëtare shqiptare.

Pamjet janë publikuar në Instagram nga dy faqe, "patriotskodrustvo" dhe "mk.pirej," të cilat, të cilat sipas denoncuesit, menaxhohen nga persona me qëndrime ekstreme nacionaliste. Në videot e publikuara, ata djegin flamurin kuqezi dhe flamurin "“Autochthonous" ndërsa shprehin ofendime të rënda kundër shqiptarëve.

Denoncuesi, një shqiptar që jeton në Shkup, e ka denoncuar këtë shqetësim me thirrjen që shqiptarët kudo që janë të reagojnë dhe të raportojnë këto postime në Instagram, duke dënuar aktet fyese dhe nxitëse të urrejtjes ndëretnike.

Ky incident i rëndë ka ndodhur një ditë pas festimeve të 112-vjetorit të Pavarësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit