Kurti: Ka të arrestuar dhe prova materiale lidhur me sulmin në Zubin Potok

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2024, 18:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Kreu i Qeverisë ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale.

Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës.

Ai ka treguar gjithashtu se është arritur sanim i pjesshëm i dëmtimit të kanalit.

“Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë.

Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë kryeministri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit