Një bandë e organizuar, ku shumica e anëtarëve ishin me origjinë shqiptare, është goditur nga Garda Civile Spanjolle për grabitje të bankomateve në disa qytete si Alicante, Murcia, Tarragona dhe Madrid. Banda përdorte kamionë të vjedhur për të kryer grabitjet dhe dyshohet për të paktën tetë sulme gjatë shtatë muajve të fundit.
Shtatë persona janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë në arrati. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 42,720 euro cash, mjete dhe materiale të përdorura në grabitjet, përfshirë plaçkën nga sulmi i fundit në Barcelonë.
Garda Civile deklaroi se grabitjet janë kryer në disa rajone të Spanjës, duke përfshirë Alicante, Valencia, Murcia, Almería, Tarragona dhe Barcelonë.