Dëme të shumta materiale nga zjarri në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shkaqet ende të paqarta

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.11.2024, 15:22

Një magazinë e prodhimit të këpucëve në fshatin Shullaz të Kurbinit është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së premtes, duke vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ngjarja nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, pasi punonjësit ishin larguar nga fabrika, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri, i cili zgjati për rreth katër orë, u shua falë ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Mirdita, Lezha dhe Kurbini. Në magazinë ndodheshin materiale si lëkura dhe vajra, të cilat ndihmuan përhapjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për arsye sigurie, policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në aksin e vjetër Milot-Laç, ku ndodhej fabrika.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit