Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj dhe më pas veten.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në ballkonin e banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale, ku Sabrina qëlloi pesë herë me armë ndaj bashkëshortit të saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç. Pas kësaj, ajo vrau veten me të njëjtën armë, shkruan New York Post.
Policia gjeti trupat e pajetë të çiftit në ballkonin e apartamentit të tyre në katin e 45-të të ndërtesës. Dyshohet se shkaku i tragjedisë mund të ketë qenë një tradhti.
Brenda banesës, hetuesit zbuluan një arush pellushi, një kuti me trëndafila në formë zemre dhe një televizor ende të ndezur. Një dëshmitar, Max Braedlin, deklaroi për mediat lokale: “Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Pas kësaj dëgjova të shtëna dhe pas disa minutash mbërritën makinat e policisë.”
Sabrina Krasniqi, e njohur më parë me mbiemrin e vajzërisë Dzaferovic, kishte qenë modele dhe kishte pozuar për Inside Edition në vitin 2021, sipas raportimeve të Local 10 News.