Media greke shkrim racist për shqiptarët pas festës së pavarësisë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.11.2024, 12:41

Media greke Newsbomb.gr ka publikuar një artikull ku kritikon shqiptarët që festuan me flamuj kuqezi në sheshin Sintagma në Athinë, gjatë festave të 28-29 nëntorit. Artikulli përshkruan këto skena si provokuese dhe të papranueshme për grekët, duke përmendur se shqiptarët valëvitën flamujt kombëtarë, kënduan himne dhe thirrën slogane për Shqipërinë e Madhe dhe UÇK-në.

Sipas artikullit, këto veprime ndodhën gjatë ndezjes së pemës së Krishtlindjeve në sheshin Sintagma, duke krijuar tensione dhe shpërqendrim në vend. Media pretendon se grekët do të arrestoheshin nëse do të vepronin në të njëjtën mënyrë në Shqipëri. Artikulli gjithashtu kritikon mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet greke dhe e cilëson situatën si një mungesë respekti ndaj vendit mikpritës.

Në fund, Newsbomb.gr thekson se këto veprime janë të papranueshme dhe i quan provokim ndaj Greqisë, duke përmendur ngjarje të tjera të fundit që kanë tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit