Mungojnë flakonët në shtet, qytetarët detyrohen t’i blejnë në privat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.11.2024, 10:24

Një problem shqetësues ka dalë në pah lidhur me mungesën prej muajsh të ilaçit jetik Omeref 40 mg në farmacinë shtetërore të Durrësit.

Ky ilaç, i domosdoshëm për mbrojtjen e stomakut dhe parandalimin e efekteve të rënda anësore nga përdorimi i tepruar i medikamenteve, raportohet se mungon në spitalet publike, duke detyruar pacientët ta blejnë privatisht me një kosto të lartë.

Sipas një qytetari të revoltuar, pacientët e shtruar në spital që kanë nevojë për këtë ilaç për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat, po neglizhohen, duke i lënë familjarët e tyre pa zgjidhje tjetër përveçse ta blejnë ilaçin në farmaci private.

Çdo flakon kushton 520 lekë të reja, duke e çuar koston totale për 20 flakonë në 104,000 lekë të vjetra, një shumë e barabartë me një të katërtën e një rroge mesatare mujore në Shqipëri.

“Është skandaloze që farmacia e shtetit nuk ka këtë ilaç. Ndërsa unë pata mundësi ta blej, nuk mund ta imagjinoj si ja dalin ata që nuk kanë mjete financiare,” deklaroi qytetari.

Ai kritikoi më tej sistemin shëndetësor, duke pyetur se si pritet që pacientët dhe familjarët e tyre të përballojnë një barrë të tillë financiare, kur ata tashmë paguajnë taksa për shërbimet publike të shëndetësisë.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit