Supervullkanët: Kërcënimi më i madh natyror për jetën në Tokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2024, 21:42

Të konsideruar nga një pjesë e shkencëtarëve si kërcënimi më i madh natyror për jetën në Tokë, supervullkanet mund të shkaktojnë një apokalips të vërtetë dhe të zhdukin jetën në Tokë.

Supervullkanët janë shumë më të mëdhenj se vullkanët e zakonshëm dhe shpesh nuk kanë pamjen tipike të një koni, por duken si kratera gjigantë, të njohur si kaldera. Kalderat, si ajo në Parkun Kombëtar Yellowstone në Wyoming të SHBA-së, janë ndër kërcënimet më të mëdha natyrore.

Kaldera e Yellowstone ka gjatësi 89 km dhe gjerësi 32 kilometra dhe ndodhet 5-14 kilometra nën sipërfaqen e Tokës. Një shpërthim i saj do të ishte 25,000 herë më i fuqishëm se ai i Mount St. Helens. Shpërthimi do të lëshonte llavë deri në 64 kilometra larg dhe do të dërgonte gazrat toksikë të hirit vullkanik deri në 24 kilometra lartësi, duke zhytur SHBA-në në errësirë dhe shkaktuar dëme serioze në mushkëritë e njerëzve.

Hiri vullkanik do të ulte temperaturat globale, duke bërë të pamundur bujqësinë dhe duke shkaktuar uri në mbarë botën. Gjithsesi, shkencëtarët thonë se një shpërthim i tillë nuk pritet të ndodhë për të paktën disa dekada.

Supervullkanët e tjerë të njohur janë Liqeni Toba në Indonezi, Liqeni Taupo në Zelandën e Re dhe Fushat Flegreane afër Napolit në Itali.

Shpërthimet e supervullkanëve janë tepër të rralla dhe ndodhin afërsisht një herë në 100,000 vjet. Megjithatë, kur ndodhin, pasojat e tyre janë shkatërruese. Rreth 200 milionë vjet më parë, një supervullkan zhduku 75% të specieve në planet, ndau Amerikën e Veriut nga Afrika dhe krijoi Oqeanin Atlantik.

Kërcënimi i vërtetë nuk është llava apo hiri, por ndotja masive e shkaktuar nga nivelet e larta të CO2 dhe karbonit, që ndikojnë në mënyrë drastike mjedisin dhe klimën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit