Ra nga kati i 3-të i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari humb jetën pas 9-ditësh në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.11.2024, 18:10

Arbër Shakaj, një punëtor ndërtimi 30-vjeçar, ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në spital, pas një aksidenti që ndodhi më 20 nëntor.

Ai ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë. Sipas policisë, rasti ka qenë aksidental, dhe Shakaj u dërgua menjëherë në Tiranë për trajtim të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

Një person është arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Hetimet kanë zbuluar se Shakaj ka qenë duke suvatuar në pjesën e pasme të pallatit kur pompa e suvatimit e ka tronditur dhe e ka bërë të humbasë kontrollin, duke rënë nga lartësia.

Kushtet e sigurisë në vendin e punës kanë qenë të papërshtatshme, pasi në ndërtim ka munguar mbrojtja adekuate, duke pasur vetëm një rrjetë mbrojtëse në një krah, ndërsa në pjesët e tjera nuk kishte asnjë mbrojtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit