Një denoncim nga një efektiv policie ka mbërritur ne redaksinë e JOQ për vonesat e pagesave të orëve shtesë dhe shpërndarjen e ushqimeve.
Sipas tij, orët shtesë për muajt gusht dhe shtator, si dhe ato të natës për shtator-tetor, ende nuk janë paguar. Gjithashtu, raportohen mungesa në shpërndarjen e ushqimeve për periudhën shtator-nëntor.
“Joq prsh,a mund ta publikoni nje sms ku policia shkoder ka pa marre oret shtes gusht shtator, ka pa marre oret e nates shtator tetor, ka pa marr ushqimet shtator tetor nentor nderkoh qe festat po vijne dhe thojne qe shteti ska fonde.
Ky eshte realiteti” – denoncon polici.