Koka e rrjetit kriminal ndërkombëtar, kush është 51-vjeçari turk që gjendej në Rinas

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.11.2024, 14:24

Një operacion ndërkombëtar i Europol ka rezultuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar si drejtues i një rrjeti kriminal që operonte nga Irani në Evropën Perëndimore. Operacioni u drejtua nga autoritetet gjermane me mbështetje nga Holanda dhe Europol. Më 23 nëntor, një shtetas turk 57-vjeçar u arrestua në Shqipëri, ndërsa prona të tij në Roterdam, Holandë, u kontrolluan nga autoritetet.

I dyshuari është lidhur me një rrjet kriminal që dyshohet të jetë përgjegjës për trafikimin në shkallë të gjerë të heroinës drejt Evropës Perëndimore. Hetimi zbuloi lidhjet e tij me sekuestrimin e 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut më 30 gusht 2022, ku droga ishte fshehur në një ngarkesë kontejnerësh me sapun të ardhur nga Irani.

I dyshuari aktualisht ndodhet në pritje të ekstradimit në Gjermani. Europol ka mbështetur këtë hetim që nga prilli 2022, duke ofruar zhvillim inteligjence dhe koordinim operativ mes vendeve të përfshira. Në gusht 2023, u krijua një Task Force Operacionale në kuadër të Europol për të forcuar luftën kundër trafikut të heroinës në Evropë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit