Flamuri shqiptar një nga pesë më të vjetrit në botë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.11.2024, 12:57

"Patriotwood" ka realizuar një hulumtim nga ku ka nxjerrë pesë flamujt më të vjetër të vendeve në botë. Flamujt më të vjetër janë: Skocia, Austri, Letoni, Danimarka dhe Shqipëria.

Flamuri i Skocisë Flamuri i Skocisë shfaqet për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit dhe njihet si flamuri më i vjetër i Europës.

Flamuri i Austrisë Flamuri i Austrisë përmban tri vija të barabarta horizontale në ngjyrat kuqe, të bardhë dhe të kuqe. Flamuri u miratua zyrtarisht në vitin 1230.

Flamuri i Letonisë Flamuri i Letonisë është një nga flamujt më të vjetër në botë, i përmendur për herë të parë në një kronikë mesjetare të quajtur “Kronika Rhymed e Livonias” në vitin 1280.

Flamuri i Danimarkës Flamuri i Danimarkës u miratua zyrtarisht në 1307 ose më herët dhe mban rekordin Guinness për flamurin kombëtar më të vjetër të përdorur vazhdimisht. Sipas legjendës, flamuri ka rënë nga qielli gjatë betejës së Lyndanisse në vitin 1219, kur danezët morën fitoren mbi estonezët pas një lutjeje. Megjithatë, kjo legjendë nuk ka baza historike të vërtetuara.

Flamuri i Shqipërisë Flamuri i Shqipërisë ka një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare në qendër. Përdorimi i parë i flamurit ka ndodhur më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin mbi fortesën e Krujës në luftë kundër sundimit turk. Dizajni i shqiponjës dykrenare u huazua nga Perandoria Bizantine dhe u ripërdor nga nacionalistët shqiptarë në shekullin XIX dhe XX.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit