Dalin pamjet, si u shpëtuan nga Mali i Korabit qytetarët me muajt pas denoncimit në JOQ

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.11.2024, 12:44

Janë publikuar pamjet e shpëtimit të banorëve të mbetur në malin e Korabit ditën e djeshme. Të ngecur në mes të borës me 30 kuajt e tyre, ata kërkuan ndihmë nëpërmjet JOQ dhe pasi thirrja u bë publike, u shpëtuan.

Sipas denoncimit, kuajt kishin më shumë se 10 ditë të bllokuar në mal, dhe vendndodhja e tyre u identifikua falë përdorimit të një droni nga turistët.

Reshjet e borës dhe mjegulla e dendur kishin përkeqësuar situatën, duke rrezikuar jetën e kafshëve dhe të banorëve që përpiqeshin t’i shpëtonin.

Në një operacion shpëtimi, FA ndërhynë për të ndihmuar tre banorët dhe 30 kuajt, të cilët kishin mbetur të bllokuar nga bora dhe temperaturat e ulëta në malin e Korabit.

Incidenti ndodhi në një lartësi prej 2100 metrash, ku trashësia e borës kishte arritur në 40 centimetra, duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve dhe kafshëve.

Janë dashur 19 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe përdorimi i tre mjeteve speciale nga Batalioni i Tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, për të përfunduar operacionin me sukses.

Tashmë të gjithë ndodhen në gjendje të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit