Pjesë e një bande në Greqi, kush është shqiptari që “tmerroi” policinë greke

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.11.2024, 12:34

Ditën e djeshme autoritetet greke realizuan një operacion për zbardhjen e ngjarjeve të lidhura me komunikimet në platformën “Sky ECC”, i cili çoi në arrestimin e një shqiptari si pjesë e një grupi kriminal. Personi në fjalë, Sandër Pema, ka një histori të njohur për autoritetet greke dhe ka disa precedentë penalë.

Pema ka qenë pjesë e bandës së Marian Kolajt, i cili ishte një i arratisur nga burgu dhe u ekzekutua nga policia greke gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Në këtë ngjarje, Pema ishte i pranishëm dhe së bashku me Kolajn plagosën disa efektivë grekë, ndërkohë që Kolaj u vra nga policia.

Në vitin 2010, Pema u përfshi në një tjetër përplasje me armë me efektivët grekë, që çoi në arrestimin e tij. Pas disa viteve, ai ra në duar të policisë përsëri, pasi u shkatërrua një rrjet trafiku droge me në krye biznesmenin Jurgen Molla. Pema u arrestua më vonë përsëri, kur u zbulua një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por u lirua dhe është arrestuar sërish gjatë operacionit të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit