Në buxhetin e vitit 2025, një nga masat e planifikuara për zbutjen e varfërisë, pas pensioneve, është transferata për buxhetet familjare. Kjo transferatë është e parashikuar të jetë 2.5% më e ulët krahasuar me vitin 2024.
Sipas projekt-buxhetit për vitin 2025, shpenzimet për transferatat janë planifikuar të arrijnë në 36.87 miliardë lekë, një shumë që do të paguhet nga buxheti i shtetit për individët dhe familjet që përfitojnë nga kjo ndihmë.
Në krahasim me transfertën e planifikuar për vitin 2024, niveli i transfertës për individët dhe familjet në vitin 2025 shënon një ulje të konsiderueshme prej 968 milion lekësh. Kjo ulje e përgjithshme vjen si rezultat i shkurtimit të shpenzimeve në dy programe kryesore: një ulje prej 2.5 miliardë lekësh në programet e funksionit të Mbrojtjes Sociale dhe një tjetër ulje prej 22.7 milion lekësh në programet e funksionit të Mbrojtjes.
Këto ndryshime pasqyrojnë një rishikim të politikave buxhetore që synon riorientimin e burimeve financiare për sektorë të tjerë, por gjithashtu pasqyrojnë një ulje të mbështetjes financiare për grupet që mbështeten me këto transferta.