Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.11.2024, 11:32
Një rast i murtajës afrikanë është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë. Sëmundja ka prekur fillimisht derrat, dhe sipas informacionit, të paktën 10 krerë kanë vdekur. Pesë prej tyre kanë qenë në një fermë, ndërsa pesë të tjerë janë gjetur në masivin pyjor të zonës.
Pasi janë identifikuar rastet, shërbimi veterinar i Lezhës ka ndërhyrë dhe nga analizat ka rezultuar se derrat janë shuar për shkak të murtajës afrikanë. Për pasojë, zona është vendosur nën karantinë, ndërkohë që po vazhdojnë verifikimet e mëtejshme në rajon.
Shërbimi veterinar nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa ekipi është në terren dhe po vazhdon monitorimin e situatës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.