“Si më vodhi ONE! E pranoi edhe punonjësja!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.11.2024, 10:31

Një klient nga Shijaku ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me një rast të mbifaturimit nga kompania telefonike One.

Sipas deklaratës së klientit, fatura mujore, e cila sipas kontratës duhet të ishte 1,000 lekë, për muajin tetor rezultoi të ishte 1,300 lekë, një diferencë prej 300 lekësh që klienti e konsideron të padrejtë dhe si vjedhje e hapur.

Klienti pretendon se, kur është drejtuar në dyqanin lokal të kompanisë, një punonjëse ka pranuar gabimin dhe e ka këshilluar të kontaktojë shërbimin ndaj klientit përmes numrit 123.

Megjithatë, kur ka provuar të telefonojë nga një linjë Vodafone, është informuar se duhet të blejë një numër celular të One, një situatë që ai e konsideron absurde dhe e paarsyeshme.

Gjithashtu, ai ka kërkuar ndihmë nga vetë punonjësja e dyqanit, por ajo ka deklaruar se nuk ka akses për të kontaktuar shërbimin ndaj klientit.

“Kam nje ankese per mbifaturim nga kompania One. Vajza qe punon aty e pranon qe eshte mbifaturim pa te drejte dhe me rekomandon te marr 123. Nr qe kam kontraten me One eshte nr fiks e marr 123 nuk pergjigjen .E marr me cel Vodafone me thote ajo vajza duhet te marresh nje nr cel One (kur te luaj mendsh)I kerkoj asaj te telefonoje sherbimin ndaj klientit me thote qe nuk ka akses. Tani vertet eshte 300 leke me shume se vlera e kontraktuar po sa kliente jane kjo kompani ska te drejte te me vjedhe 30perqind te vleres sy per sy te me thote edhe ke te drejte dhe te talli menderen se e di qe skam cfare te bej. Dyqani ne Shijak. Libreza qe eshte 1000 lek cdo muaj tetori eshte 1300 nderkohe qe kam firmos kontrate. Mbase jane vlera te vogla po nuk eshte puna aty po vidhemi haptazi dhe nuk mund te bejme asgje!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit