Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.11.2024, 08:38

Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani tha se nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale. Ai bëri të ditur se ndërtesa e komunës është dëmtuar dhe po ashtu edhe katër vetura të parkuara.

Sipas dyshimeve të policisë, bëhet fjalë për një granate dore e llojit M-75.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktu dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zvecanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.

Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, tha Elshani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit