OBRM-PDUKM: Arsovska është shkaktari dhe burimi i kaosit në ndërmarrjet publike dhe në qytetin e Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.11.2024, 12:54

Për Danella Arsovskën të gjithë janë fajtorë, vetëm ajo jo. Arsovska, e cila i pëlqen të flasë për të drejta, obligime dhe përgjegjësi, dëshiron të ikë plotësisht nga përgjegjësia për gjendjen në qytetin e Shkupit dhe në ndërmarrjet publike, reagon nga OBRM-PDUKM.

“Përgjegjësia për kaosin në Shkup është e saj dhe e askujt tjetër. Për problemet me transportin publik dhe ngrirjen e qytetarëve në stacionet e autobusëve, fajtor personalisht është Arsovska si personi i parë i qytetit.

Për papastërtitë në rrugët e Shkupit, për rrugët e palara dhe mbeturinat e shpërndara, askush tjetër përveç Arsovskës nuk ka faj”, thonë nga partia.

Nga atje theksojnë se “shkaktar dhe burim i kaosit dhe mosfunksionimit të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike është vetëm Danella Arsovska”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit