“Nuk është ministër, veç rrogë merr” – Haradinaj i ashpër me Maqedoncin ia përmend dronin e humbur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.11.2024, 08:19

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër kundër ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka vlerësuar se ministri Maqedonci po e shmang përgjegjësinë lidhur me humbjen e një droni, duke e kursyer publikimin e informacionit të plotë për incidentin.

Haradinaj theksoi se nëse do të kishte dashur, ai do të kishte publikuar edhe numrin serik të dronit të humbur, por e ka shmangur këtë për shkak të natyrës sensitive të çështjes.

Sipas tij, ministri shumicën e punëve e udhëheq një person që nuk ka rol ekzekutiv dhe është pjesë e një subjekti politik.

“Shumicën e ministrisë e udhëheq njeri që s’ka rol në ekzekutiv, është nga një subjekt politik e që merr vendime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe qe ai njeri deri diku është i dyshimtë, e keni pa në prokurori që po shkon po intervistohet. Nuk po e përmendi me emër, por ai e di shumë mirë që unë nuk flas kot. Por për shkak që është temë senzitive unë e kam kursyer, se ja kisha tregu edhe numrin serik të dronit që i ka humb”, tha ai në Tëvë1.

Haradinaj ka shtuar se ministri Maqedonci nuk është i denjë për postin që mban, duke e cilësuar atë vetëm si një person që merr rrogën dhe nuk ka kontribuar asgjë në ministri.

Ai ka shprehur pakënaqësi të thellë për performancën e Maqedonci, duke thënë se ai nuk ka asnjë funksion të vërtetë ekzekutiv.

“Ka shumë sene që ministri e di që ne pe kursejmë. Ai ministër nuk duhet me dal shumë me fol, por mi kry detyrat edhe mos mi lënë tjerët me ju bë ministër, se unë qe çmoj personalisht. Ja 10 janë ministra, veç ky nuk është ministër, ky veç rrogën e merr si ministër, kurrë një sen tjetër nuk është, as se vet kush sen, as në qeveri e as ministri. Me vjen keq, por ai e di qe është kështu.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit