Pas publikimit të shqetësimit në JOQ Albania për tre banorë dhe 30 kuaj të bllokuar në malin e Korabit për shkak të dëborës dhe akullit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka ndërhyrë.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me strukturat vendore dhe me mbështetjen e Forcave të Armatosura.
Banorët dhe kuajt janë shpëtuar nga zona e izoluar dhe ndodhen tashmë në siguri të plotë.