“TikTok” do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.11.2024, 21:09

TikTok ka njoftuar kufizime të reja për përdorimin e filterave të bukurisë për adoleshentët, në përpjekje për të adresuar shqetësimet lidhur me ndikimin e tyre në shëndetin mendor.

Filtrat që ndryshojnë tiparet e fytyrës do të ndalohen për përdoruesit nën 18 vjeç.

Ky hap vjen pas shqetësimeve për presionin që krijojnë filterat e bukurisë, sidomos për vajzat, duke i bërë ata të ndihen të pasigurta për pamjen e tyre reale. Shumë të rinj kanë raportuar se pas përdorimit të këtyre filtrave, ata kanë pasur probleme me vetëvlerësimin.

Përveç kësaj, TikTok ka shtuar masa të reja për të bllokuar përdoruesit nën 13 vjeç dhe ka njoftuar planet për të forcuar kontrollin e moshës, përmes sistemeve të reja automatizuar, duke siguruar një mbrojtje më të fortë për fëmijët që përdorin platformën. Këto masa vijnë në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ka forcuar rregullat për sigurinë në internet për të miturit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit