U përkeqësua nga gabimi i mjekëve, 13-vjeçarja ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2024, 19:08

Vesa Malaj është një vajzë 13-vjeçare plot endrra, e cila po përballet me një betejë të vështirë që kërcënon jetën e saj dhe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Familja e Vesës ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e një ndërhyrjeje të domosdoshme kirurgjikale. Familja e saj po kërkon ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi, për të mbledhur fondet e nevojshme për një operacion të rëndësishëm që do t'i shpëtonte jetën 13-vjeçares që ka pasion basketbollin.

Më 3 tetor 2024, Vesa iu nënshtrua një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit (kolecistektomi) në Spitalin Pediatrik në Tiranë. Për fat të keq, një gabim kirurgjik gjatë operacionit shkaktoi dëmtime të rënda në kanalin e përbashkët të tëmthit, duke sjellë komplikacione të rënda që rrezikuan organet jetike të saj.

Për shkak të mungesës së një ndërhyrjeje në kohë, gjendja e Vesës u përkeqësua dhe, më 21 tetor, ajo u transferua me urgjencë në Spitalin Memorial në Stamboll për trajtim të specializuar. Deri më tani, janë kryer tre operacione, por ndërhyrja më kritike, ajo për rindërtimin e kanaleve hepatike, ende nuk është kryer.

Ky operacion jashtëzakonisht kompleks ka një kosto prej 180,000 dollarësh.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit