Një qytetar shqiptar që jeton në Turqi ka dërguar një video të pazakontë në redaksinë e JOQ Albania, ku shoferi i një kamioni të kuq dhe një drejtues mjeti kanë ndaluar në mes të trafikut dhe kanë filluar të përlesheshin fizikisht.
Në videon e filmuar disa shqiptarë të tjerë që janë me të dëgjohen duke thënë se gjatë konfliktit janë përdorur edhe thika.
Përplasja mes tyre ka krijuar kaos në trafik, duke bërë që disa persona të rastësishëm të ndërhyjnë për t'i ndarë dy shoferët.
Ngjarja ka habitur qytetarët që ishin dëshmitarë të incidentit, ndërsa motivet e përplasjes mbeten të paqarta.