Skandali! Bashkia Dibër feston Pavarësinë me këngë greke

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2024, 15:12

Festat e Nëntorit janë të vetmet ku krenaria për kombin shqiptar shpërfaqet më tepër.

Por në Bashkinë e Dibrës festimet për këto ditë të veçanta për popullin shqiptar, bëhen me këngë greke.

Në pallatin e kulturës është mbajtur një aktivitet për festat e nëntorit me nxënës të shkollave të qytetit, e jo vetëm.

Veshjet e këngët e vallet kombëtare janë zbehur nga muzika dhe këngët melankolike greke.

Një qytetar që ishte i pranishëm në këtë aktivititet ka ndarë me ne shqetësimin e tij për këto muzikë greke, në festat e kombit shqiptar.

Ai madje e cilëson festën e 28 Nëntorit si “Pavaërsia e (Greqisë) ne Dibër!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit