Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 225 tonë kokainë gjatë një operacioni gjashtë-javor, duke vendosur një rekord global për një operacion të vetëm kundër narkotikëve. Një pjesë e ngarkesës u gjet në një anije gjysmë-zhytëse, e cila po ndiqte një rrugë të re drejt Australisë.
Gjatë këtij operacioni, në të cilin morën pjesë agjenci nga 62 vende, u konfiskuan gjithsej 1,400 tonë drogë, duke përfshirë mbi 1,000 tonë marijuanë. Gjashtë anije gjysmë-zhytëse të mbushura me kokainë u ndaluan, ndërsa më shumë se 400 persona u arrestuan.
Një nga zbulimet kryesore ishte identifikimi i një rrugë të re për transportimin e drogës në Australi, përmes gjysmë-zhytësve të pajisura për të mbajtur deri në 10 tonë kokainë. Një prej këtyre anijeve, që transportonte 5 tonë kokainë, u kap në Paqësor, 1,250 milje në jug-perëndim të ishullit Clipperton.
Operacioni përfshiu mjete të avancuara si aeroplanë, helikopterë dhe fregata, ndërsa shkëmbimi i informacionit mes vendeve partnere luajti një rol vendimtar. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përdorimi i teknologjive moderne janë vlerësuar si faktorë kyç në arritjen e rezultateve.