Hedhja e vajit në akset rrugore po kthehet në një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve.
Prej disa kohësh qytetarët denoncojnë aksidentet e shumta në rrugë për shkak të rrëshqitjes sē automjeteve nga vaji i derdhur qëllimisht.
Një shofer i cili ditēn e sotme po udhëtonte drejt Shkopetit ka konstatuar këtë problematikë pasi makina i ka rrëshqitur papritur në rrugë.
Ai thotë se përgjatë kthesave, që duhet thënë janë të vështira e të rrezikshme, është hedhur vaj qëllimisht.
Qytetari i shqetësuar pyet se cili është qëllimi i këtij veprimi, pasi të gjithë kanë familje e shtëpi që i presin shëndoshë e mirë, e jo të aksidentuar për qëllime përfitimi.