Hetimet për vrasjen e Klaudio Prendit do t’i kryejë SPAK, dyshohet për grup të strukturuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.11.2024, 13:02

Hetimi i vrasjes së 27-vjeçarit Klaudio Prendi do të kalojë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas raportimeve, SPAK do të marrë në shqyrtim dosjen që lidhet me ekzekutimin e tij në një atentat të ndodhur më 19 nëntor, në kryqëzimin e zonës së Xhamllikut në Tiranë.

Klaudio Prendi u vra me armë me silenciator ndërsa sapo kishte hipur në makinën e tij, pas daljes nga një lokal. Automjeti i autorëve u pozicionua paralelisht me makinën e viktimës dhe nga aty u qëllua disa herë.

Pas ngjarjes, autorët u larguan nga vendi i krimit drejt zonës së Xhamllikut, vijuan në Unazën e Madhe dhe më pas në Farkë, ku dogjën automjetin e tyre së bashku me armën e përdorur. Dyshohet se autorët janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit