Këshilli Kombëtar i Territorit vijon betonizimin: Miratohen kulla të reja në Tiranë dhe resorte në bregdet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.11.2024, 13:07

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka miratuar një sërë lejesh ndërtimi në mbledhjen e fundit, përfshirë kulla të reja në Tiranë dhe resorte të shumta përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë.

Pavarësisht shqetësimeve për urbanizimin masiv dhe ngarkesën e madhe ndërtimore të kryeqytetit, qeveria ka dhënë leje për ndërtimin e disa kullave të tjera në Tiranë.

Një prej projekteve më të mëdha është “Sun Moon Star”, një kullë e cila do të ngrihet deri në 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, e planifikuar në rrugën “Asim Vokshi”.

Ky projekt po zhvillohet nga kompania “Alpoint” p.k., e drejtuar nga Aleksandri Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalias, ish-kreu i Njësisë Administrative Dajt dhe aktualisht administrator i saj. Kujtim Qefalia është gjithashtu vëllai i deputetit socialist, Xhemal Qefalia.

Një tjetër leje ndërtimi është miratuar për kompaninë “Nova Construction Group” sh.p.k., e cila do të ndërtojë dy kulla në rrugën “Dritan Hoxha”.

Kullat do të jenë 44 dhe 55 kate mbi tokë, secila me 5 kate nëntokë. Kjo kompani drejtohet nga Ilir dhe Kujtim Shtufi.

Betonizimi i bregdetit vijon

Në bregdetin shqiptar, lejet e ndërtimit nuk kanë munguar për hotele dhe resorte luksoze nga Lezha deri në Himarë. Një prej projekteve të spikatura është ndërtimi i një hoteli në Lezhë me lartësi deri në 25 kate, nga kompania “Belhaus” sh.p.k.

Fokus i kufizuar në energjinë e rinovueshme

Përveç ndërtimeve masive, KKT ka miratuar edhe disa leje për fotovoltaikë për prodhimin e energjisë. Megjithatë, investimet në këtë sektor mbeten të kufizuara krahasuar me intensitetin e betonizimit.

Ndikimi i projekteve të miratuara

Lista e lejeve të miratuara për kulla, resorte dhe hotele, e veçanërisht betonizimi i bregdetit, ka nxitur shqetësime për ruajtjen e ekosistemit, planifikimin urban dhe mbrojtjen e hapësirave publike në Shqipëri.

Kritikët paralajmërojnë se ky ritëm ndërtimi mund të ketë pasoja të pakthyeshme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Betonizimi i jugut dhe ndërtimi i kullave në Tiranë mbeten tema të nxehta që kërkojnë transparencë dhe një analizë të kujdesshme për ndikimin afatgjatë në mjedis dhe komunitete.

LEJET E QEVERISË:

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi, 1-30 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kastriotët”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Sun Moon Star” – Strukturë shërbimi banimi dhe hotelerie me 1, 2, 9 dhe 44 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alpoint” p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Banimi dhe Hotel 1, 11, 12, 13 dhe 14 kate me 2 dhe 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Selita e Vjetër”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ERE Architecture & Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi “5 Maji”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Alb-Edil” p.k, “Saimbei” sh.p.k dhe “Gend Invest” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Krorëz”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Rezidencial – “Tirana Villas”, me vendndodhje në Mjull Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Pine Residences”, Zhvillim kompleks me funksion rezidencial dhe shërbime me 2 dhe 7 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rajfi” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe apartamente nga 5 kate deri ne 25 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Belhaus” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendodhje në Rrugën “Musa Agolli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marko 2” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje Sheshi Shqiponja, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimesh 3, 4, 5 dhe 7 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugë “Peti”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alton” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje pranë liqenit të Farkës, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Blue Pond Development” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Valona Hills”- Godinë banimi dhe shërbimi 1-17 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & s.t” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik me shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe turistik “Jala Retreat” me vila 1 dhe 2 kat, me 1 kat pjesërisht nëntokë, pishina dhe mur rrethues, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues me Z. Admir Dida dhe shoqërinë “Dion- Al” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik dhe rezidencial “Sun Palasë” me objekte hotelerie 1-9 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë dhe objekte banimi 1-4 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë,me subjekte zhvilluese shoqëritë “Golden Key” sh.p.k dhe “Sun Palas” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strata”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&P” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë ambiente akomoduese të hotelit ekzistues “E.T.E.R”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ETER” sh.p.k.

Për miratimin e disa ndryshimeve të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë “Book Building”, ndërmjet rrugës “28 nëntori” dhe rrugës “Abdi Toptani, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Techno-Alb” sh.p.k.

Për miratimin e disa ndryshimeve të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime “Tirana’s Rock”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ANA” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik “Sunny Side Energy”, me kapacitet 100 MW”, me vendndodhje në Darzez, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sunny Side Energy” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Linja e transmetimit Nova Solar”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Solar System” sh.p.k.

Për disa ndryshime të lejes së zhvillimit për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekte shërbimi 1-2 kate si dhe objekt shërbimi hotel 10 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë miratuar me Vendim Nr.22, datë 24.11.2021 të Keshillit Kombëtar të Territorit, me subjekt zhvillues shoqërine “Fusha” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimit të projekit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast II, zona G5, rezidencial-vila elitare 2 kate me çati dhe kat nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Residence I” p.k.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit