Dëmtonin zonat e mbrojtura, tetë persona të përfshirë në nxjerrjen e gurëve në Tomorr

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.11.2024, 12:07

Tre persona janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim për nxjerrjen e gurëve dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Në zonë u kryen kontrolle ku u arrestuan në flagrancë tre persona nga Berati: B.L., 49 vjeç, administrator i një subjekti, F.L., 42 vjeç, dhe Sh.L., 43 vjeç. Ata u kapën duke larguar një mjet ekskavatori, i cili dyshohet se përdorej për nxjerrjen e gurëve dekorativë.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë, administratorë të subjekteve, janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë përfshirë në të njëjtën veprimtari. Emrat e tyre janë L.Q., E.Q., B.L., D.L., dhe N.T.

Materialet për këtë rast janë dërguar në Prokurori, e cila ka nisur procedime penale edhe ndaj dy punonjësve të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AZDM) Berat, për "Shpërdorim detyre". Ata janë L.H., 36 vjeç, dhe F.N., 55 vjeç. Hetimet vijojnë për veprat penale të "Dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura", "Fshehjes së të ardhurave" dhe "Mospagimit të taksave".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit