Akuzohej se abuzonte me të miturën, shpallet i pafajshëm mjeku Dervish Hasi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.11.2024, 11:43

Mjeku Dervish Hasi, i arrestuar më 18 janar të këtij viti dhe i akuzuar për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”, është liruar nga burgu.

Ai akuzohej se abuzonte seksualisht prej dy vjetësh me një vajzë 16-vjeçare, të cilën dyshohej se e kishte manipuluar të miturën me terma besimi, duke i premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt, pasi ai ka dhe tri partnere të tjera. Dervish Hasi ka pretenduar para grupit të hetimit se çdo marrëdhënie ka qenë me konsensus, teksa ata e konsideronin njëri-tjetrin si të martuar me hoxhë.

Lirimin e Dervish Hasit e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Roland Islami, i cili ka deklaruar se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, mjeku është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroi gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë,” – ka deklaruar Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit