Shqiptarët festojnë festat e Nëntorit në Greqi, fluks i madh makinash në Kakavijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2024, 11:39

Shqiptarët janë mbase populli i vetëm në botë që featat kombëtare të 28-29 Nëntorit i festojnë jashtë atdheut.

Statistikat e viteve të fundit kanë treguar se qytetarët shqiptarë festojnë të qenit kuq e zi jashtë Shqipërisë.

Edhe ky vit nuk përbën ndryshim pasi të paturit 4 ditë pushime zyrtare, është shfrytëzuar për të lëvizur jashtë shtetit.

Disa me paketa turistike në Europë e Dubai, e disa tjerë te fqinjët në Rajon.

E duke u ndalur te fqinjët përmendim Greqinë ku shqiptarët kanë vërshuar me qindra mëngjesin e sotëm.

Në pikën doganore të Kakavijës prej disa orësh ka një fluks të shtuar të automjeteve që lëvizin drejt Greqisë për të festuar Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit