Mori 6 ditë leje, shqiptari arratiset nga burgu grek

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2024, 11:09

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia e Athinës pas shkeljes së lejes së burgut.

Shqiptari kishte marrë një leje të përkohshme prej 6 ditësh nga burgu i Agios Stefanos, por nuk është kthyer më brenda afatit të parashikuar, duke shkelur kështu rregullat e lejes.

Ai është arrestuar në vitin 2019 pas një vendimi të Gjykatës Pesëanëtarëshe të Apelit të Janinës, ku u dënua me 15 vjet e 6 muaj burg dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh për trafik droge.

Pas skadimit të lejes, ai është shpallur në kërkim dhe aktualisht po kërkohet intensivisht nga autoritetet greke.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit