Pagesë me para false në bordello, pendohet shqiptari: “Më ktheni në atdhe”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.11.2024, 11:00

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Vjenë, Austri, pasi u përpoq të paguante me kartëmonedha false në një bordello. Një detektor zbuloi se ai kishte përdorur 200 euro false.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, autoritetet gjetën edhe 15 kartëmonedha të tjera të falsifikuara.

Në gjykatë, i riu deklaroi se dëshironte të kthehej sa më parë në Shqipëri. Ai pranoi se paratë i kishte fituar ilegalisht duke punuar në ndërtim dhe se ato ia kishte dhënë një person turk, emrin e të cilit nuk e tregoi.

Gjykata e dënoi me 24 muaj burg, nga të cilat vetëm tetë do t’i vuajë fizikisht, ndërsa pjesa tjetër do të pezullohet. Pas shpalljes së vendimit, shqiptari u shpreh: “Nuk dua të qëndroj më këtu. Kur do më deportoni?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit