Gjendet i pajetë krahu i djathtë i Elvis Demçes, “zotit” të drogës

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.11.2024, 10:33

Alessio Lori, një i afërt i Elvis Demçe, figurë e njohur në botën e krimit shqiptar, është gjetur i vdekur në një apartament me qira në Romë. Pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri, dhe dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Lori, i cili do të mbushte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji pas arratisjes nga arresti shtëpiak, ku kishte prerë byzylykun elektronik. Ai ishte në pritje të dënimit për përfshirje në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Lori u arrestua verën e kaluar për një episod të ri të lidhur me drogën, por më pas u vendos në arrest shtëpiak.

Elvis Demçe, i njohur si një figurë kryesore në botën e krimit, është akuzuar për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani në vitin 2020. Ai ka qenë i lidhur më parë me liderin e grupit Lazio Irriducibili, Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, i cili u vra në vitin 2019.

Hetimet kundër Demçes përfshijnë deshifrimin e bisedave të koduara përmes sistemit Sky-Ecc, që ndihmuan autoritetet të ndjekin veprimtarinë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit