"WhatsApp" ka prezantuar një opsion për të transkriptuar mesazhet zanore në tekst, mjaft i dobishëm për ata që janë në lëvizje apo në vende me zhurmë.
Për ta aktivizuar, duhet të shkoni në "Settings > Chats" dhe klikoni "Voice message transcripts". Pas aktivizimit, mund të shtypni një mesazh zanor dhe të klikoni "transcribe" për ta kthyer në tekst.
Ky opsion është i disponueshëm në disa gjuhë dhe versionet e iOS dhe Android. Për iOS 16+ përfshihen gjuhë si anglisht dhe frëngjisht, ndërsa në iOS 17+ shtohen më shumë gjuhë. Për Android, opsioni është i disponueshëm në anglisht, portugalisht, spanjisht dhe rusisht.