Një 35-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit.
Uniformat blu njoftojnë se sot, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë, Shijak, është gjetur i dyshuar për vetëvrasje shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili, sipas familjarëve, dyshohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Ky person ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët kishin denoncuar largimin e tij nga banesa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.