Rruga e Zall-Bastarit, shembet 5 muaj pas inaugurimit të lali Erit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.11.2024, 18:59

Në Zall-Bastar, një rrugë e sapo inaguruar nga lali Eri është kthyer në rrezik për jetën, me një gropë që ka muaj pa u rregulluar. Përmes saj kalojnë çdo ditë furgonë të mbushur me nxënës.

Ironia qëndron te premtimet e bujshme për “transformim urban,” ndërkohë që realiteti lë fëmijët të kalojnë buzë humnerës.

Banorët pyesin se kur do të vihet dorë mbi këtë situatë, apo duhet të presin një tragjedi për të fituar vëmendjen e Bashkisë?

Mesazhi i qytetarit: Ka mbi një muaj situata e tillë. Këtu kalojnë furgonat e shkollës çdo ditë me nxënës. As që vendos dorë njeri për ta rregulluar. Në Zall-Bastar lali Eri sapo e inauguroi para disa muajsh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit