Dënohet Granit Gjana, por nuk shkon te Safeti! Vetëm shërbim prove!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.11.2024, 18:16

Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Posaçme për Shkeljen e Barazisë në Tendera. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi do t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Gjana është akuzuar se ka penguar një subjekt privat, "U. C." Shpk, të kualifikohej në dy tendera për blerjen e karburanteve, duke i shkaktuar dëme këtij subjekti.

Ai dyshohet se nuk ka dhënë miratimin e nevojshëm për autorizimin e tregtimit të lëndëve djegëse, duke shkelur ligjin në procedurat e prokurimit të organizuara nga Bashkia Kukës në vitin 2023. Përveç dënimit me burg, Gjana do të ketë një periudhë 5-vjeçare ndalim për ushtrimin e funksioneve publike. Safet Gjici, ish-kryetari i Bashkisë Kukës, ndodhet në burg për skandalin e lidhur me Alma Kacin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit