Berisha: E shoqja e kryeministrit e shkëputur nga realiteti i Kosovës, si një shtet që s’e njeh atë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.11.2024, 16:22

Komentatorja politike Kimetet Berisha, përshtypjen si të një të huaje që e Rita Knudsden, e shoqja e kryeministrit e sheh si një qëndrim vullnetar i saj dhe kjo figurë enigmatike siç e vlerëson reflekton në Albin Kurti.

Berisha në shkrimin e saj e adresoi si të justifkuar kureshtjen për bashkëshorten e kryeministrit Kurti, pasi zgjedhja e saj dhe të shoqit të saj në qasjen e saj misterioze ndaj publikut kosovar tejkalon qëndrimet rreth privacisë dhe deklaratave të shumta të Kurtit që tani i kthehen bumerang për shkak të hipokrizisë evidente.

“Në kulmin e fushatës ‘Duaje tënden’, për ironi, Kryeministrit i ndodhi dashuria me ‘të huajën’! – Populli i prapambetur u nervozua shumë, në treg nuk flitej për gjë tjetër, qysh bre, na preu n’besë, por, u pajtuan shpejt me fatin e Kryeministrit, i cili atëbotë e zhvillonte një luftë të fuqishme kundër ushqimeve ‘të huaja’! – Sepse, më shumë ç’kombëtarizohesh nëse e konsumon ushqimin ‘e huaj’ sesa nëse dashurohesh në ‘të huajin’! Padyshim që Kryeministri e ka pasur ‘mirë’, se, pa ushqim nuk bën, e pa dashuri, thonë që bën!”.

Knudsen ka përgjegjësi për qëndrimet ndaj saj pasi vet ka shfaqur njëlloj elitizmi snobist thotë Berisha që e ilustron se ka dëgjuar askush të adresojë ndonjëherë publikun kosovar për ndonjë ngjarje.

“E shoqja e Kryeministrit është misterioze. Është absolutisht e shkëputur nga realiteti i Kosovës. Ajo sillet si një ‘shtet’ që nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. Është aq indiferente, sa që nuk ka dënjuar një herë të vetme, të dënojë së paku vrasjen e grave shqiptare e dhunën në familje, apo ta thotë një fjalë goje për Tetë Marsin e grave shqiptare. Indiferenca e saj nuk është e natyrshme, as nuk mund të interpretohet sikur nuk do të ‘përzihet’, sepse ajo e konsideron veten ‘intelektuale’. E shoqja e Kryeministtit ndjehet superiore ndaj shqiptarëve, prandaj librin e saj e ka botuar dhe promovuar serbisht në Beograd, sepse lexues shqiptarë nuk ka parë, ndoshta me të drejtë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit