Luis Meçi, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital.
I mituri i goditur 4 herë me thikë ka mbetur i plagosur në shpinë, bark dhe krahun e majtë.
Pak ditë më parë, babai i tij deklaroi për mediat se goditjet që ka pësuar janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar dhe fizioterapia po i bëhet në mënyrë private pasi nga spitali nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.
Por këto shërbime spitalore që ata po i kryejnë privatisht kanë shpenzime tepër të larta.
Për këtë arsye ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo mund të dhurojë as sa mundet dhe ka.
JOQ ALBANIA ka kontaktuar me familjen Meçi dhe llogaria është hapur me miratimin e tyre.
Në apel shkruhet:
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t'u pranuar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më kanë bërë dy personat me thika, një masakër ju lutem,”