Pas ngjarjes tragjike në Tiranë, ku nxënësi 14-vjeçar Martin Cani u vra nga një bashkëmoshatar i tij, qytetarët dhe prindërit kanë organizuar protestën e tretë radhazi.
Ata janë mbledhur para shkollës “Fan Noli” dhe kanë marshuar deri te Ministria e Arsimit, duke kërkuar garantimin e sigurisë për fëmijët në institucionet arsimore.
Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është rritja e buxhetit për arsimin, si dhe vendosja e psikologëve në çdo shkollë për të mbështetur nxënësit.
Po ashtu, prindërit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe marrjen e masave konkrete për të parandaluar ngjarje të tilla të dhunshme në shkolla. Protestuesit kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të intensifikojnë protestat, përfshirë bojkotimin e mësimit në shkallë kombëtare.